E Diel, 1 Nëntor 2026

Di Matteo e do Falcaon

Roberto Di Matteo nuk e mohon faktin se do të donte ta ketë në dispozicion sulmuesin Radamel Falcao.

I pyetur rreth një shkëmbimi ndërmjet sulmuesit kolumbian me Fernando Torresin, me Atletico Madridin, trajneri italian dha përgjigje ‘dribluese’.

“Çdo trajner i globit do ta donte Falcaon në ekipin e tij. Është njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë dhe ndoshta edhe në botë. Raporti i tij gol/ndeshje është vërtetë impresionues, jo vetëm në këtë sezon por në tri vjetët e fundit, si në Porto ashtu edhe në Atletico Madrid”, deklaroi ish trajneri i West Hamit, i cili e udhëhoqi Chelsean drejt titullit të kampionit të Evropës, sezonin që shkoi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›