Pizarro kërkon të mbetet në Bayern

Pasi u rikthye në Bayern Munich gjatë kësaj vere, pasi kaloi pesë vjet në Werder Bremen dhe Chelsea, Claudio Pizarro nuk e ka ndërmend të largohet nga gjiganti Bavarez.
34 vjeçari synon të mbetet edhe një vit nën drejtimin e trajnerit Jupp Heynckes, por e lë të hapur një transferim të mundshëm në Kinë.
“Gjithçka mund të ndodh. Tash në mendjen time qëndron plotësisht Bayerni, do më pëlqente të mbetem këtu edhe një vit, nëse do të jetë e mundshme”, deklaroi sulmuesi peruan. Ai e ka statusin e rezervistit në Allianz Arena, por kur iu dha rasti, nuk zhgënjeu asnjëherë.