Lezhë- Grabitësit vrasin të zotin e banesës, 55-vjeçari ndjeu hajdutët
Lezhë- Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës pasi është qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar që kishin shkuar për të grabitur në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Merçi të Lezhës ku viktima, 55-vjeçari Preng Doda.
Viktima i kishte ndjerë grabitësit, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri.
Policia ka rrethuar gjithë zonën për kapjen e autorëve ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit dhe po i nënshtrohet analizës mjeko-ligjore.
Ndërkohë hetimet vijojnë për kapjen e autorëve të këtij krimi të rëndë.