Rritja e vlerës së lojtarëve, Barcelona mban vendin e parë
Barcelona është klubi më i suksesshëm në aspektin e vlerës që u jep lojtarëve pas blerjes së tyre. Në një kërkim të kryer nga instituti zviceran i Observatorit të Futbollit, bazuar në modelet ekonomike të skuadrave ku futen blerja e kartonit, mosha e lojtarit, kontrata dhe eksperienca që ka, shoqëria katalanase mban vendin e parë, pasi lojtarët që ka në grupin aktual janë blerë për shifrën 232 milionë eurove, ndërsa vlera e tyre në këto momente është 672 milionë, plot 438 milionë euro më shumë. Politikë fitimprurëse ka ndjekur edhe Borusia e Dortmundit, pasi vlera fillestare e lojtarëve, prej 61 milionësh, tashmë është shumëfishuar 238 milionë, plot 176 milionë euro. Edhe shkallën më të ulët të podiumit e zë një tjetër skuadër gjermane, Bajerni i Mynihut.