E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaçin: Integrimi i Maqedonisë ka ngelur në vend

Bruksel - Europarlamentari slloven, Jelko Kaçin deklaroi se procesi i integrimit të Maqedonisë ka ngelur në vend, shkaku i mos zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë
“Në këtë moment mendoj se më i rëndësishëm është paralajmërimi për heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë. Nga ana tjetër sa i përket çështjes së emrit, patjetër duhet të arrihet kompromisi me ndihmën e Kombëve të Bashkuara. Për momentin gjërat janë duke qëndruar në vend. Por mendoj se për shkak të disa ndodhive të reja pozitive, parasëgjithash për faktin se Maqedonia ka një president të ri mund të pritet ndonjë iniciativë për kompromis”, theksoi Kacin për REL.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›