E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni lobon për njohjen e Kosovës

New York- Gjatё qёndrimit nё Nju Jork, ku ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës Skender Hyseni ka pasur edhe disa takime me përfaqësues të vendeve të akredituara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në këtë kuadër ai është takuar me pёrfaqёsuesin e Ligёs sё Shteteve Arabe nё Organizatёn e Kombeve tё Bashkuara, z. Yahya A. Mahmassani.

Nё këtë takim, Ministri Hyseni ka folur pёr zhvillimet mё tё fundit nё Kosovё, ka pёrsёritur kёrkesёn pёr vendosjen e linjave tё rregullta tё komunikimit, si dhe ka folur pёr rёndёsinё e njohjes sё Republikёs sё Kosovёs nga shtetet e Ligёs Arabe. Nga ana e tij, Ambasadori Mahmassani ka thёnё se çёshtja e Kosovёs ёshtё diskutuar nё Ligёn Arabe dhe ai e siguroi Ministrin se do tё ketё lёvizje graduale, pasi “shumica e vendeve arabe janё nё anёn tuaj”.

Nё Nju Jork, Ministri Hyseni ka pasur njё takim edhe me pёrfaqёsuesen e pёrhershme në OKB tё Bahamas, Ambasadoren Paulette A. Bethel. Nё këtë takim, Ministri Hyseni ka folur pёr pёrparimin qё ka bёrё Kosova, pёr themelimin e institucioneve demokratike, tё mbёshtetura nё standarde evropiane, dhe pёr anёtarёsimin nё organizata ndёrkombёtare politike dhe financiare. Ministri Hyseni po ashtu, ka ripёrsёritur thirrjen pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs. Ambasadorja Paulette A. Bethel ka thёnё se do t’ia pёrcjellё Qeverisё sё saj tё gjitha informatat dhe kёrkesёn e sёrishme pёr njohje.

Edhe nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Mozambikut nё Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Filipe Chidumo, Mininistri Hyseni ka ripёrsёritur kёrkesёn pёr njohje nga Mozambiku. Nga ana e tij, Ambasadori Chidumo ka uruar Ministrin Hyseni pёr tё arriturat e shumta të Kosovës dhe e ka siguruar atё se çёshtja e njohjes ёshtё diskutuar dhe vazhdon tё mbetet nё agjendёn e Mozambikut. Po ashtu, Ambasadori i Mozambikut e ka siguruar Ministrin Hyseni se do t’ia pёrcjellё sёrish kёrkesёn pёr njohje Qeverisё sё tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›