E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stop radikalizmit antishqiptar të Qeverisë VMRO – BDI

Tetovë - Lideri i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti ka reaguar ashpë r me rastin e arrestimit të Nexhat Demirit, në Grupçin. ‘As dy ditë pas shpalljes së orientimit qeveritar që të instrumentalizojë argatllëkun e Abdylaqim Ademit për “të demonstruar një solidaritet të brendshëm politik dhe një unitet ndaj politikës së jashtme...” arroganca e Qeverisë antishqiptare VMRO-BDI ndaj popullit të pafajshme shqiptarë si duket nuk ka të ndalur”, thekson kreu i BDSH-së , Bardhyl Mahmuti.

Ai thotë se proceset e montuara politike ndaj shqiptarë ve vazhdojnë për çdo ditë.“Kësaj radhe, përsëri në territoret e banuara me shqiptarë, bastiset dhe arrestohet Nexhat Demiri, djali i Hashim Demirit dhe përsëri e gjithë kjo nga urrejtja etnike dhe fetare, me të vetmin qëllim, për të komprometuar ata të cilët morën pushkën kundër regjimit diskriminues në vitin 2001.Edhe pse policia është e njoftuar bukur mire me rastin e familjes Demiri, ajo prapëseprapë vazhdon të arrestojë pjesëtarë të kësaj familje me argumentimin e kurdisur të armëmbajtjes pa leje”, thotë Mahmuti.

Të gjithë janë të informuar shprehet ai se objekti i familjes Demiri ka qenë i uzurpuar për muaj të tërë. “Gjetja e armëve nga policia në një objekt të uzurpuar nga pjesëtarët e aparateve represive të shtetit maqedonas dëshmon se shëtitja e armëve për të fajësuar shqiptarët ka qenë dhe mbetet dukuri e këtyre proceseve të montuara.Pa mos dashur të ndërhyjmë në detajet e arrestimit dhe luajtjen e rolit të gjykatësit, Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon që përfundimisht të ndalohet hovi i arrestimeve dhe proceseve të montuara politike nga ana e qeverisë Gruevski/Ahmeti dhe të lirohen menjëherë shqiptarët e pafajshëm”, shpehet lideri i BDSH-së .

Sipas tij, në vend që të bëhet rishikimi i rasteve të montuara politike dhe të bëhet dëmshpërblimi i atyre që padrejtësisht vuajnë nëpër burgjet maqedonase, shqiptarët vazhdojnë të bastisen, arrestohen, maltretohen dhe keqtrajtohen.Bashkimi Demokratik Shqiptar solidarizohet me dhimbjen e madhe të familjarëve të të gjithë të burgosurve shqiptarë që padrejtësisht mbahen nëpër burgjet maqedonase, në rastin konkret me familjen Demiri.

Nga kjo parti thonë se kanë marrë kontaktet e nevojshme me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare dhe ka bërë apel që të bëjnë presion dhe të intervenojnë energjikisht mbi qeverinë e Maqedonisë që të ndal proceset e montuara politike dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve para se situata e revoltës të eskalojë ne përmasa të përgjithshme.BDSH i bën apel BDI-së që të ndërpresë pjesëmarrjen institucionale në maltretimet, torturimet dhe arrestimet e shqiptarëve të pafajshëm dhe të angazhohet për lirimin e të gjithë atyre që padrejtësisht mbahen në burgjet maqedonase. Në të kundërtën bartë mbi supet e veta përgjegjësinë e drejtpërdrejtë në politikën e diskriminimin racial kundër shqiptarëve në Maqedoni. (ina/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›