E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin: Kriza politike në Maqedoni, mesazh i gabur për BE

Europarlamentari slloven, Jelko Kacin deklaroi se, tensionet e fundit në skenën politike në Maqedoni nuk janë një mesazh i mirë për Bashkimi Evropian (BE).

“Maqedonia është pjesë e rajonit dhe ajo duhet t`u përgjigjet para së gjithash dilemave të brendshme. Kjo që ndodh tani, këto ditë, sigurisht se nuk është mesazhi nga Maqedonia që do të inkurajonte Bashkimin Evropian, aq më pak Komisionin Evropian, i cili është përgjegjës për të denoncuar problemet, të cilat i kanë shtete të caktuara”, deklaroi Kacin.

Kacin ka hedhur kritika të ashpra në adresë të qeverisë, lidhur me krizën e fundit politike në vend.

“Unë do të përmendja këtu fjalët e komisionarit, Stefan Fyle, që i tha kohë më parë për Serbinë, të njëjtat vlejnë edhe për Maqedoninë: Nuk do të kërkojë leje të kritikojë ato fenomene që vendin e largojnë në drejtime tjera nga eurointegrimet”, u shpreh Kacin.

Ai ka theksuar se, pasi të fillojnë negociatat me BE-në, Maqedonia do të përballet me pyetje konkrete lidhur me funksionimin e shtetit të së drejtës, të drejtat e minoriteteve, lirinë e mediave dhe shumë fusha të tjera ku nevojitet reforma të thella.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›