Kacin: MSA për Kosovën, me rëndësi të madhe për gjithë rajonin
PRISHTINË- Marrëveshja e Stabilizim Asociimit për Kosovën është me rëndësi të madhe për gjithë rajonin, ka vlerësuar nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin.
Ai ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Evropës për të filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën.
"Sinqerisht përshëndes vendimin e Këshillit për të filluar negociatat për MSA me Kosovën. Ky lajm me rëndësi të madhe për gjithë rajonin vjen fill pas ratifikimit të Marrëveshjes së Brukselit në Parlamentin e Kosovës, me të cilin liderët politikë të këtij vendi edhe njeherë vunë në dukje se ndërmjet koalicionit qeverisës dhe pjesës më të madhe të opozitës ekziston një konsensus i fortë lidhur me qëllimin strategjik të anëtarësimit në BE dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë", thekson Kacin në deklaratën dërguar nga zyra e tij në Bruksel.
Eurodeputeti slloven u shpreh se "megjithë veprimin jodemokratik të një pjese të opozitës gjatë debatit për ratifikimin, ky imazh pozitiv i Kosovës nuk është prishur".
"Liderët e Maqedonisë, si dhe Bosnja e Hercegovina, e cila edhe më tej nuk njeh dokumentet e udhëtimit të Kosovës, kanë shumëçka për të mësuar nga ky shumbull i suksesshëm. Kosova do të bëhet anëtare e asociiuar e BE-së me përfundimin e MSA, çka do të jetë një nxitje shtesë për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e marrëdhënieve në rajon", përfundon Kacin.
(m.a/ata/BalkanWeb)