Obama fillon vizitën në Afriken e Jugut
AFRIKE E JUGUT- Presidenti Barak Obama fillon sot një ditë plot aktivitete në Afrikën e Jugut, që është edhe ndalesa e dytë në kuadër të turneut të tij në tri vende afrikane. Gjatë udhëtimit Obama foli për mësimet që të rinjtë afrikanë mund të nxjerrin nga ish-presidenti jug-afrikan Nelson Mandela. Obama ishte për herë të fundit në Afrikën e Jugut në vitin 2006, kur ishte senator.
Tani ai kthehet në këtë vend si Presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, në përpjekje për të rihapur një dialog me kontinentin afrikan në mandatin e tij të dytë. Sot Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, do të mirëpresë zyrtarisht presidentin dhe Zonjën e Parë Michelle Obama. Pas bisedimeve, dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë për shtyp.
Obama do të zhvillojë edhe një bisedë të hapur në Soëeto, në periferi të Johanesburgut, një vend që ka luajtur një rol të rëndësishëm në protestat kundër aparteidit. Presidenti Obama synon ta zgjerojë nismën për Udhëheqës të Rinj Afrikanë duke e shndërruar kështu në një program shkëmbimesh në bashkëpunim me universitete amerikane, në mënyrë që të rinj afrikanë të vijnë për studime në Shtetet e Bashkuara. Ai foli edhe për mesazhin e tij në Afrikën e jugut që do të jetë në përputhje me mësimet që ndoqi zoti Mandela gjatë jetës së tij, duke shtuar se Afrika do të vazhdojë të përparojë nëse vendet afrikane veprojnë të bashkuar, pa lejuar ndasi në baza fisnore, racore apo fetare.
(m.a/News24/BalkanWeb)