E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kacin: Ndarja e Kosovës, sjell ndarjen e Serbisë

“Asnjë nga luftërat e viteve 90-të, në Ballkan deri më tani nuk ka sjellë asnjë ndryshim kufiri shtetëror”.
Kështu ka deklaruar raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, i cili konsideron se kështu pritet të ndodhë edhe në rastin e Kosovës.
 

“Nëse flasim për ndarjen e Kosovës, atëherë mund të flasim edhe për ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe, në fund të fundit, edhe për ndarjen e Serbisë. Mendoj se askush nuk është i interesuar që të ndodhë një domino efekt i tillë, që sërish do ta destabilizonte Ballkanin Perëndimor”, u shpreh eurodeputeti slloven.
 

Kacin deklaroi se priten lajme pozitive nga Ballkani Perëndimor, që do të mundësojnë, që jo vetëm Serbia të fitojë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim, por për dallim nga Maqedonia e cila tashti e gjashtë vjet pret këtë, të fitojë edhe datën për nisjen e negociatave me BE-në.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›