E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk u nisën nga brigjet shqiptare

Policia shqiptare pretendon se 57 klandestinët nga Afganistani dhe Irani të cilët kanë zbarkuar në brigjet e Italisë nuk janë nisur nga Shqipëri. Në një komunikatë për shtyp thuhet se nga të gjitha  komunikimet zyrtare të Policisë së Shtetit me autoritetet Italiane të zbatimit të ligjit rezulton që klandestinët e kapur nuk kanë mbërritur në territorin e shtetit Italian nga Shqipëria.

Ndërsa policia italiane ka bërë të ditur se lundruesja me të cilën janë transportuar klandestinët është parë në perëndim të Korfuzit. Mjeti lundrues, pasi ka zbarkuar klandestinët është larguar dhe është humbur kontakti radar me të në afërsi të ishullit të Korfuzit, për shkak të detit shumë të trazuar.

Në këtë mënyrë policia italiane nuk shprehet se gomonia është nisur nga Shqipëria apo jo por fakti se ata nuk e thonë një gjë të tillë për policinë shqiptare nënkupton se ajo nuk është nisur nga brigjet shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›