E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin: Serbia të heqë strukturat paralele në Kosovë

PRISHTINE- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, në seancën plenare të parlamentit mbi konkluzionet e Këshillit të Ministrave edhe njëherër ka përshëndetur vendimin për statusin e Serbisë.

Megjithatë, ai ka thënë se është e rëndësishme që Beogradi të mbajë një qasje konstruktive ndaj Kosovës tani dhe gjatë fushatës parazgjedhore.

“Duhet të fillojë me heqjen e kujdesshme të të ashtuquajturave strukturave paralele në veri të Kosovës, në mënyrë që EULEX-i dhe KFOR-i të mund të zbatojnë mandatin e tyre plotësisht”, ka thënë europarlamentari Kacin.
(ma.ar/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›