Kacin apel politikes shqiptare Behuni me aktive per anetaresimin ne BE

Në një intervistë eskluzive për ABC News, eurodeputeti Jelko Kacin i drejtohet forcave politike, se ato duhet të bëhen më aktive, më ambicioze dhe më kërkuese për të korrur sa më shumë rezultate për transformimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë, për ta sjellë vendin në nivelin e anëtarësimit.
Në vijim intervista e plotë e eurodeputetit Jelko Kacin për Abc News:
Pyetje: Mendoni se rekomandimi i Komisionit Europian për statusin e kushtëzuar të kandidatit për Shqipërinë ishte hapi i duhur ?
Jelko Kacin: “Ne duhet të mbështesim vendet dhe së pari të motivojmë qytetarët e këtyre vendeve të kërkojmë shumë më tepër nga politikanët. Politkanët duhet të jenë më të arsyeshëm dhe më të përgjegjshëm. Dhe kjo vlen dhe në rastin e Shqipërisë. Unë e vlerësoj rekomandimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, për ta nxitur vendin që të japë shumë më tepër. Kroacia do ti bashkëngjitet Bashkimir Europian vitin e ardhshëm. Ky është një moment historik, një start ku ne mund të bashkojmë të gjitha mesazhet politike për rajonin e Ballkanit dhe ta përshpejtojmë proçesin e anëtarësimit. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë nëse duam të pranojmë anëtarë të rinj në një periudhë të caktuar kohore. Problemi ynë aktualisht është që ne nuk kemi ende një shtet kandidat që ta ketë përshkuar këtë rrugë të gjatë të negociatave të anëtarësimit dhe të jetë gati për anëtarësim. Nuk është një problem i Bashkimit Europian. Ne nuk kemi ende një shtet kandidat të përgatitur që mund të bëhet anëtari i ri i Bashkimit Europian përveç Kroacisë. Ndaj, ju lutem, bëjuni më aktivë, më ambicioz, më kërkues për të korrur sa më shumë rezultate për transformimin ekonomik dhe shoqëror të vendeve tuaja për ti sjellë ato në nivelin e anëtarësimit, në mënyrë që edhe ne të zgjerohemi më tej”.
Pyetje: Dhe një pyetje lidhur me Kosovën duke u nisur edhe nga qëndrimi i komisionerit Füle. A është kushtëzimi për normalizimin e marrëdhënieve Serbi- Kosovë më i qartë ?
Jelko Kacin: “Nuk ka nevojë për qartësi në këtë rast. Ka një pjekuri të mjaftueshme nga të dyja palët. Unë kam folur kokë për kokë me të dy kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës. Besoj, se ne do marrim mesazhe pozitive nga të dyja palët këtë javë dhe do të shohim të dyja palët bashkë në një periudhë të shkurtër kohore”.