E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon restaurimi i filmit Nentori i dyte

Në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë, filmi “Nëntori i dytë”, i cili konsiderohet si film-emblemë kushtuar kësaj dite të shënuar do të shfaqet i restauruar në edicionin e 13- të të festivalit të filmit. Drejtoresha e Arkivit të Filmit Elvira Diamanti na bën me dije se filmi është drejt perfundimit të restaurimit dhe rezultati është mjaft pozitiv, pasi do të jetë figura dhe zëri sikur është bërë i ri

Filmi me regji të Viktor Gjikës dhe skenar të Dhimitër Shuteriqit e Kiço Blushit, filmi u bë shumë i dashur për shqiptarët, falë edhe interpretimit të aktorit të madh, Sandër Prosi i cili na nguliti imazhin e plakut të urtë, Ismail Qemali.

Filmi është realizuar me Pelikulë, prodhim i vitit 1982, e cila kishte filluar të degradonte nga faktorët negativë të kohës dhe kushteve të ruajtjes gjatë viteve. Resturimi i filmit u realizua ng ekspertet amerikane ne Colorlab Film Corp, të cilët kanë realizuar pastrimin e figurës dhe zërit nderkohë që filmi do të subtitrohet edhe në anglisht c’ka e bën më të lehtë për tu shfaqur në kinemat jashtë shqipërisë thotë Diamanti.
Filmi do të hapë edicionin e 13 -të Festivalit të filmit shqiptar i cili do të mbahet nga datat 3 deri 8 nëntor në Tiranë. Më pas ai do të nisë një tur shfaqjeje nëpër botë, në “Festival of the Archives”, i cili do të zhvillohet në datat 7-9 dhjetor në SIFF Cinema në Seattle.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›