E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kacin mbështet idenë për Balpol

Raportuesi i Parlamentit të Evropës për Ballkanin Perëndimor, Jelko Kacin, vlerësoi si ide të mirë krijimin e policisë rajonale për Ballkanin, Balpol.Sipas fjalëve të tij, qysh moti është bërë e qartë se kriminaliteti nuk mund të luftohet me sukses, pa ndërlidhjen e policive.

Kacin, transmeton rtv21, theksoi se përshëndet të gjitha përpjekjet, të cilat forcojnë bashkëpunimin rajonal në rajon, në veçanti kur bëhet fjalë për luftën kundër kriminalitetit të organizuar.

Ai nënvizoi se grupet e organizuara kriminale ende janë tejet të pranishme në të gjitha shtetet i Ballkanit dhe se kanë një bashkëpunim të mrekullueshëm, që tejkalon kufijtë./Indeksonline/. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›