Sot do të dihet emri i kryetari të Degës së PDK-së në Gjilan

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka konfirmuar për portalin 2lonline se sot do të mbahen takimi i Kryesisë së Degës se PDK-së kësaj dhe se pas këtij takimi do të dihet saktësisht kush do t’i prijë kësaj partie në këtë komunë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. “Bazuar në aktivitetin që e kemi pas ndërkohë, edhe me qendër, do të kemi një zgjidhje kompromisi, e cila do të jetë funksionale në mënyrë që të ruhet uniteti i partisë”, ka thënë Mustafa.I pyetur për interesimin e tij për të qenë në krye të PDK-së, ai tha se të gjitha kandidaturat (Qemajl Mustafa, Izmi Zeka, Zenun Pajaziti e Nijazi Idrizi) , deri në orën 17:00 do të jenë kandidatë të mundshme, ndërsa pas kësaj do të jetë vetëm një kryetar.
Në takimin e Kryesisë së degës së PDK-së së Gjilanit pritet të marrë pjesë edhe lideri i këtij subjekti, Hashim Thaçi.
Ditë më parë, ka qarkulluar informacioni për një marrëveshje të arritur mes Qemajl Mustafës dhe Izmi Zekës, sipas të cilës, Zeka do ta drejtonte partinë edhe për një mandat, ndërsa Mustafa do të ishte kandidat për kryetar të Gjilanit. Ndërkohë, që thuhet se i preferuari i qendrës është Zenun Pajaziti, derisa kandidati tjetër i përfolur Nijazi idrizi pret rastin që të përfitojë nga ndonjë mosmarrëveshje të këtyre të parëve, por nuk përjashtohet mundësia të dal edhe e ndonjë kandidaturë tjetër./Indeksonline./