Kacin përshëndet vendimin e KE-së

Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Evropës për të filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën.
“Përshëndes vendimin e Këshillit për të filluar negociatat për MSA me Kosovën. Ky lajm me rëndësi të madhe për gjithë rajonin vjen fill pas ratifikimit të Marrëveshjes së Brukselit në Parlamentin e Kosovës, me të cilin liderët politikë të këtij vendi edhe njeherë nënvizuan se ndërmjet koalicionit qeverisës dhe pjesës më të madhe të opozitës ekziston një koncensus i fortë në lidhje me qëllimin strategjik të anëtarësimit në BE dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, theksohet në deklaratën me shkrim të Kacinit dërguar QIK-ut.
Më tej eurodeputeti slloven thekson se “megjithë veprimin jodemokratik të një pjese të opozitës gjatë debatit për ratifikimin, ky imixh pozitiv i Kosovës nuk është minuar”.
Liderët e Maqedonisë, si dhe të BeH, e cila edhe më tutje nuk njeh dokumentet e udhëtimit të Kosovës, kanë shumëçka për të mësuar nga ky shumbull i suksesshëm. Kosova do të bëhet anëtare e asociiuar e BE-së me përfundimin e MSA, gjë që do të jetë një nxitje shtesë për rimëkëmbjen ekonomike dhe të zhvillimit të marrëdhënieve në rajon”, përfundon deklaratën Jelko Kacin. /Indeksonline/