E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria serbe s’i prish pushimet për t'i hetuar krimet

Prokuroria speciale për krime të luftës në Serbi, ka injoruar tërësisht dëshminë e Ivan Pajiqit dhënë gazetës Tribuna, se ka parë me sytë e tij kur në vitin 1999 kamioni me plot trupa të shqiptarëve të vrarë derdhej në shkritoren e Borit.

Ata madje as që e kanë në plan të merren me këtë çështje edhe një kohë, pasi aktualisht kanë aranzhuar pushimet e tyre verore. Gazeta ka raportuar gjatë tërë javës për dëshminë rrëqethëse të dëshmitarit nga Serbia. Me këtë rast janë dërguar edhe pyetje në drejtim të prokurorisë, por ajo nuk ka marrë mundin të përgjigjet fare.

 Në kontaktin telefonik që gazeta ka pasur të premten në prokurorinë në Beograd, është përgjigjur vetëm sekretarja. Ajo ka thënë se pyetjet i kanë marrë por askush nga kompetentët nuk gjenden në punë për t’iu përgjigjur pyetjeve. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›