E Diel, 1 Nëntor 2026

Kacin thirrje serbeve te dalin ne zgjedhje

Kryetari i delegacionit parlamentar evropian per Evropen Juglindore Jelko Kacin i cili do te marre pjese ne misionin vezhgues te PE-se ne zgjedhjet e Kosoves u ka bere thirrje te gjithe qytetareve te Kosoves te marrin pjese dhe ka vleresuar se votimi ne zgjedhje eshte menyra e vetme legjitime efikase dhe e pergjegjshme per permiresimin e kushteve te jeteses te komunitetit serb ne Kosove.

Sic njoftohet nga kabineti i tij Kacin do te takohet me zyrtaret e qeverise se Kosoves perfaqesues te EULEX-it dhe te OSBE-se si dhe me perfaqesues se pakices serbe ne Kosove kurse gjate zgjedhjeve do te vizitoje Mitrovicen dhe rajonin e Drenices.

Keto zgjedhje jane posacerisht te rendesishme kur te merret parasysh dialogu i pritshem midis Prishtines e Beogradit ka deklaruar Kacin.

Ai ka vleresuar se eshte me shume rendesi te madhe qe pas zgjedhjeve te formohet nje qeveri e stabilizuar me karakter multietnik.

Jam i bindur se qeveria ka ndermarre te gjitha hapat e domosdoshme per te siguruar proces te rregullt zgjedhor ka thene Kacin.

Ai i ka bere thirrje te gjithe qytetaret e Kosoves te te gjitha perkatesive kombetare e fetare te dalin ne zgjedhje te dielen dhe te votojne dhe sidomos ata te komunitetit serb meqe keshtu do te sigurojne qe zeri i tyre te degjohet ne te ardhmen ne jeten politike ne Kosove.

Kacin ka pershendetur paraqitjen e tete listave me kandidate te pakices serbe qe padyshim paraqet shenje se serbet e Kosoves jane shume me te hapur per pjesemarrjen ne politike ne Kosove se ne periudhat e meparshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›