E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek Heqja e vizave per kosovaret varet prej qeverise se ardhshme

DW fare rendesie kane keto zgjedhje per Kosoven

Lunacek Jane te nje rendesie te madhe sepse jane zgjedhjet e para parlamentare prej shpalljes se pavaresise se Kosoves. Jane keto zgjedhjet e para qe ne nivel kombetar organizohen prej institucioneve vendore. Per ne eshte me rendesi se kush do te fitoje shumicen dhe a do te jete ne gjendje ti zbatoje kerkesat e Bashkimit Evropian e jo vetem te nxjerre ligje te reja. Ligje ka mjaft por keto ligje nuk jane zbatuar ne shume pika.

DW A ka ndonje rendesi per Bashkimin Evropian se cili subjekt do te fitoje shumicen ne keto zgjedhje

Lunacek Po me siguri qe ka rendesi sepse nga keto zgjedhje varet se kush do te kete shumicen ne parlament dhe kush do te krijoje koalicionin e ardhshem qeveritar. Ne shpresojme se sic thuhet letrat do te perzihen nga e para dhe qe qeveria e ardhshme vertete te angazhohet per zbatimin e gjerave qe kerkohen ne raportin per Kosoven sic jane lufta kunder korrupsionit respektimi i rregullave per dhenien e tenderave dhe me shume transparence ne keto fusha. Kosova ka nevoje edhe per nje opozite e fuqishme e cila e kupton seriozisht rolin e vet. Shpresoj se kerkesat e Bashkimit Evropian do te realizohen. Me rendesi eshte se sa do te jete pjesemarrja ne zgjedhje dhe a do te kete perpjekje per manipulimin e zgjedhjeve sic ka pasur ne te kaluaren. Keto jane sfidat me te medha per te dielen. BE dhe une si raportuese per Kosoven i bejme thirrje kosovareve dhe ne vecanti serbeve dhe minoriteteve te tjera qe te dalin te votojne dhe te kene kujdes qe vota e tyre te numrohet. Shanset per zgjedhje te lira tani jane me te mira se sa me pare por ende ka nevoje per monitorim te fuqishem ne menyre qe askush te mos votoje dy here apo atje ku kane votuar pak njerez ne kuti te hedhen fletevotimet e atyre qe nuk kane votuar.

Dilni dhe votoni per vendin dhe parlamentin tuaj

DW Beogradi ka kerkuar prej serbeve qe te bojkotojne edhe keto zgjedhje. A eshte kjo kerkese e kuptueshme apo ka ardhur koha qe serbet e Kosoves te marrin fatin e tyre ne duart e veta

Lunacek Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian kane nje sugjerim shume te qarte edhe per serbet ju lutem shkoni dhe votoni sepse fjala eshte per vendin dhe parlamentin tuaj Ne keto zgjedhje marrin pjese tete parti politike serbe. Ne komunat me shumice serbe ne jug te Ibrit do te shtohet numri i pjesemarresve serbe ne zgjedhje. Ata gjithnje e me shume po marrin fatin e tyre ne duart e veta - ne Kosoven e pavarur. Ndersa ne veri te Ibrit per fat te keq ndonese do te kete edhe vendvotime mobile kam frike se presioni eshte teper i madh dhe pjesemarrja do te jete e vogel. E di qe ka njerez qe jane te interesuar per pjesemarrje ne zgjedhje dhe shpresoj se do te kene kurajo qytetare dhe nuk do te kene frike te votojne.

Dialogu me Serbine

DW Pas zgjedhjeve pritet te filloje dialogu mes Serbise dhe Kosoves. fare prisni Ju nga ky dialog dhe per cilat ceshtje do te bisedohet

Lunacek Nga ky dialog pres qe palet ne nivelin e qeverive te ulen prane tavolines dhe te diskutojne ceshtjet qe rendojne qytetaret ne jeten e perditshme si tregtia njohja dhe mosbojkotimi i Kosoves prej Beogradit ne CEFTA rregullimi i kushteve per mbeshtetje transparente te serbeve prej Serbise ne menyre qe kjo te mos behet ne forma te fshehta... Ne kete proces duhet te futen edhe organizata te shoqerise civile te pakten deri ne nje pike te caktuar sepse ato tani me kane filluar nje dialog. Me rendesi eshte qe palet te tregojne vullnet per bisedime sy me sy pa ndermjetesimin e UNMIK-ut por me Bashkimin Evropian si moderator. Ato duhet te bisedojne per permiresimin e gjendjes por me rendesi eshte qe te theksohet se keto nuk jane negociata per statusin apo ndonje shkembim territoresh.

DWPikerisht ketu qendron edhe problemi kryesor sepse pala serbe shpreson edhe hapjen e ceshtjes se statusit. Sa reale eshte kjo shprese

Lunacek Kjo shprese nuk eshte reale ajo eshte plotesisht joreale. Edhe Bashkimi Evropian e ka bere te qarte se kjo ceshtje nuk do te rihapet edhe pse Kosoven ende nuk e kane njohur pese vende anetare te BE-se. Komisioni Evropian dhe zonja Ashton e kane bere shume te qarte se per kete nuk do te behet fjale.

Kosovaret dhe vizat

DW Me 23 dhjetor do te hiqen zyrtarisht vizat per udhetim ne hapesiren Shengen edhe per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines qe do te thote se Kosova mbetet vrima e vetme e zeze ne kete rajon. Edhe sa kohe do te jete keshtu

Lunacek Sikur te pyetesha une apo Parlamenti Evropian ky problem me nuk do te ekzistonte dhe qytetaret e Kosoves do te mund te udhetonin pa viza. Per fat te keq disa vende anetare ne vecanti ministrat e tyre te brendshem thone se nuk duhet bere asnje hap me shume. Une kerkoj prej Komisionit dhe Keshillit te Evropes qe me Kosoven menjehere te filloje dialogu per kete ceshtje. Aktulisht ne Kosove gjendet nje mision ekspertesh te derguar nga zonja Malstrem per te verifikuar gjendjen. Qellimi i misioni eshte sic me ka siguruar zonja Malstrem qe vendet anetare te binden se Kosova ka bere mjaft dhe i ka miratuar ligjet e duhura per riatdhesim dhe riintegrim qe eshte kusht per fillimin e dialogut. Fillimi i ketij dialogu dhe liberalizimi i vizave eshte me rendesi dhe i domosdoshem ne vecanti per te rinjte me orientim evropian sepse nuk duhet te lejojme qe ata te kalojne ne ndonje pozicion radikal apo ekstrem. Nese duam qe keta te rinj edne te jene ne rrugen e integrimit evropian atehere dialogu eshte i domosdoshem dhe duhet te filloje sa me shpejt.

DW Deri ne liberalizimin e vizave Kosova duhet ti plotesoje edhe disa kushte. Cilat prej tyre kane mbetur ende pa u plotesuar

Lunacek Dialogu eshte vetem fillimi qe nuk do te thote se menjehere do te vije edhe liberalizimi. Duhet te plotesohen kushtet si perpilimi i regjistrave funksionale civile dhe krijimi i kushteve per dhenien e pasaportave biometrike. Por kushti i pare i percaktuar prej BE-se me te cilin une dhe ekologjistet ne Parlamentin Evropian nuk jemi dakord eshte riatdhesimi i azilkerkuesve dhe migranteve te cilet jetojne ne menyre jolegale ne keto vende. Per krijimin e kushteve per kthimin e tyre qeveria e Kosoves ka marre kete vit gjysme milioni euro. Per vitin e ardhshem jane ndare edhe 35 milione euro tjera. Kjo ndoshta nuk mjafton qe do te thote se ka nevoje per ndihma te tjera prej Bashkimit Evropian.

DW Deri kur pritet plotesimi i ketyre kushteve dhe kur do te hiqen vizat per kosovaret

Lunacek Une nuk jam e gatshme te flas per data te caktuara. Kjo varet prej qeverise se re se sa shpejt do ti zbatoje keto kerkesa. Ndersa ne europarlamentaret duhet te bindim qeverite tona qe udhetimi i lire dhe pa viza i qytetareve te Kosoves eshte i mire dhe domosdoshem.

Zonja Lunacek kryeministri ne largim i Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar keto dite se vizat do te hiqen shume shpejt ndoshta edhe ne pranveren e vitit te ardhshem. Sa reale jane keto premtime

Lunacek Deklaratat e tij i kam kundershtuar edhe gjate qendrimit ne Kosove. Askujt nuk i eshte premtuar. Kete nuk e ka bere askush ne Bruksel sepse nuk eshte reale. Kjo varet prej qeverise se ardhshme se sa shpejt do ti kryeje detyrat e saj. Sa me shpejt i kryen aq me lehte do te jete edhe per ne te bindim BE dhe Keshillin e Evropes sepse disa gjera ende mungojne. Teknikisht kjo mund te realizohet le te themi per nje apo dy vite. Por eshte e qarte se obligimet duhet te kryhen sepse vetem premtimet nuk mjaftojne.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Angelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›