Kacin vizitë treditore në Serbi

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka nisur sot një vizitë treditore në Serbi, gjatë së cilës do të takohet me presidentin serb, Tomisllav Nikolliç.
Ai do të takohet gjithashtu edhe me kryeminsitrin Ivica Daçiç dhe me zyrtarë të tjerë të lartë serb.
Një ditë më parë, Kacin ka deklaruar se Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që të jetë shtet dhe të sillet në mënyrë të drejtë ndaj qytetarëve të saj.