E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj: BE, synim e axhendë kombëtare

Republika e Kosovës po punon jashtëzakonisht shumë që ta bëjë Bashkimin Evropian synim dhe axhendë nacionale të sajën. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë një ligjërate në Forumin prestigjioz evropian të Alpbahut, bën të ditur RTK.

“Ne jemi në proces të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë e cila do të ndryshojë natyrën e shtetit dhe shoqërisë sonë”, ka thënë Hoxhaj.

"Po ashtu për herë të parë pas shumë vjetësh kemi filluar procesin e liberalizimit të vizave, për çka shpresojmë që shumë shpejt qytetarët tanë do të kenë mundësi që të lëvizin pa viza në Evropë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›