E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaczynski, Meta mesazh ngushëllimit Sikorskit

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Radoslaw Sikorski.
"Me një tronditje të fortë dhe me hidhërim të thellë mësova lajmin e aksidentit tragjik, të mëngjesit të sotëm, që pësoi avioni ku udhëtonte Presidenti Lech Kaczynski, Zonja e tij, si dhe delegacioni me dinjitarë polakë, që fluturonte drejt Smolenskut, për të marrë pjesë në ceremonitë e lokalitetit Katyn, në respekt të kujtesës historike", shkruan Meta.

Në mesazh thuhet se "humbja e madhe dhe e rëndë që po përjeton Polonia dhe populli mik polak, dhimbja dhe pikëllimi i madh kombëtar që ka qëndruar sot mbi vendin tuaj, na kanë prekur rëndë dhe shumë thellë të gjithëve".

"Në këto momente zie kombëtare për shkak të kësaj ngjarje tragjike, më lejoni t'Ju shpreh Ju dhe nëpërmjet Jush, anëtarëve të kabinetit qeveritar polak, popullit polak, familjeve që ndjejnë drejpërdrejt këtë humbje, ngushëllimet e mia më të thella e të sinqerta dhe ndjenjën e solidaritetit më të ndjerë e më vëllazëror".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›