E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj ngushëllon qeverinë dhe popullin e Polonisë


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me dhimbje të thellë kuptoi lajmin për tragjedinë ajrore në Rusi, ku humbën jetën tragjikisht presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshortja e tij Maria dhe bashkudhëtarë të tjerë, në mesin e të cilëve shefi i ushtrisë dhe shumë intelektualë polakë.

Haradinaj, siç thuhet nw telegramin e ngushëllimit, ndan dhimbjen me familjen e presidentit Kaczynski, qeverinë dhe popullin e Polonisë, duke ua përcjellë ngushëllimet më të sinqerta.

"Ne e vlerësojmë lart ndihmën dhe mbështetjen që Polonia si vend mik i dha popullit të Kosovës në përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe me prezencën civile e ushtarake në gjithë këtë periudhë të ngritjes dhe ndërtimit të paqes dhe institucioneve në Kosovë".

"Duke u solidarizuar edhe një herë me dhimbjen e popullit polak, e potencoj si shumë të rëndësishëm rolin e presidentit Kaczynski në njohjen e Republikës së Kosovës shtet sovran e i pavarur", thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›