Kadare Mos me pyesni per Rajmonda Bulkun
Helena Kadare Sigurisht ne gjyq nuk marr pjese nuk me intereson kjo ceshtje
Pas thashethemeve dhe kritikave te shumta Helena Kadare nuk eshte penduar qe ka shkruar librin e saj me kujtime. Dje pasdite znj. Kadare gjate perurimit te librit te saj u prononcua per mediet se Nuk do te behet pjese e vulgaritetit qe e krijojne njerezit vulgare. Lidhur me ngjarjen e fundit se aktorja dhe deputetja Rajmonda Bulku ka qene nje prej te dashurave te Ismail Kadarese autorja e librit nuk eshte prononcuar duke e quajtur situaten vulgare. Kjo situate sipas autores eshte krijuar nga njerez qe nuk merren seriozisht me punen e tyre nga njerez qe nuk i shohin gjerat seriozisht. Ndersa rreth ceshtjes gjyqesore qe eshte hapur per kete arsye Helena eshte shprehur se nese do te therritej ne kete seance gjyqesore nuk do te merrte pjese pasi nuk i duket dicka qe i intereson dhe ajo nuk ka lidhje me kete gje. Po keshtu znj. Kadare ka shtuar se i vjen keq qe rrefimi i saj i sinqerte ka marre kete rrjedhe pasi kjo eshte dicka reale dhe pa trillime apo shpifje. Para se te botoja kete liber nuk mendoja se do te hapte kaq shume polemika mendoja se do te ishte dicka letrare si te tjerat. Ismaili eshte i cmerituar shokuar nga keto gjera qe po ndodhin gjate diteve te fundit. Pyetjes se perse ne librin e saj autorja nuk i ka vendosur emrat e te dashurave te Kadarese ajo iu eshte pergjigjur Kjo gje nuk perben interes per mua pasi ato per mua nuk kane qene asgje interesante. Nder te tjera autorja shton se nuk do ta kishte botuar ndonjehere kete liber pa miratimin e bashkeshortit te saj. Ne momentin qe vendosa te botoj kete liber mendoja qe gjerat ne Shqiperi mund te shihen edhe ne kete prizem pa ndonje gje te keqe por kur ky liber u be i aksesueshem per publikun mori nje rrjedhe tjeter... miqte tane e priten mire kete gje dhe e mbeshteten. Gjate kohes qe znj. Kadare ndodhej ne ambientet e panairit dhjetera lexues u mblodhen prane saj per te marre nje shenim prej saj. Keta njerez qe ndodheshin aty i perkisnin moshave te ndryshme nje nder arsyet kryesore te blerjes se ketij libri ishte se ata kerkojne te njohin jeten e shkrimtarit te madh mes syve te nje gruaje. Ata kerkojne te njohin ne detaj jeten e shkrimtarit te preferuar. Pavaresisht kesaj autorja ishte e emocionuar per ecurine e librit te saj saqe ne dedikimet e shume qe u bente fansave te saj iu shkruante muajin e dedikimit tetor jo nentor. Kjo gje ndodhte ndoshta edhe per faktin se radha e personave qe prisnin te merrnin nje dedikim ishte teper i madh.
Polemikat
Ne momentin qe libri Kohe e pamjaftueshme me autore Helena Kadarene doli ne treg per publikun zgjoi menjehere polemika. Shkak i ketyre polemikave u bene historite e dashurise qe shkrimtari Ismail Kadare kishte pasur gjate periudhes qe mbante statusin i martuar. Historite e aventurave te shkrimtarit filluan te nxjerrin ne pah edhe emra konkrete... se cilat na paskan qene te dashurat e Kadarese Pak dite me pare nje gazetar u shpreh per mediet se nje nder te dashurat e Kadarese ka qene aktorja R. Bulku. Menjehere pas ketij prononcimi deputetja dhe aktorja Bulku paditi ne gjykate per shpifje gazetarin. Lajmi per paditjen ne gjykate u dha nga vete Bulku duke u shprehur Jam e shokuar nga fantazite e tij deklarimet dhe shkrimet e Myftarajt kane tejkaluar cdo fantazi halucinante. Shpifja ne drejtimin tim ne mjediset mediatike dhe politike me ka sjelle shqetesim te madh.
Libri
Kohe e pamjaftueshme u botua vitin e shkuar ne France. Libri eshte i perbere nga fakte deshmi letra fotografi kujtime mbi personazhe te ndryshem takime biseda etj. Dje znj. Kadare tha se libri ka pasur nje sukses te madh gjate botimit ne France madje shkrimtares i eshte dashur te shkoje ne disa qytete te Frances per ta promovuar duke dhene autografe per lexuesit. Ky liber rrefen gjithe jeten e kaluar se bashku mes Helenes dhe Ismail Kadarese qe nga njohja e tyre e deri ne ditet e sotme. Aty rrefehen qe nga castet me intime familjare e deri tek castet me dramatike per perballjet dyshimet mbi perndjekjet e pushtetit e deri tek historite e secilit roman qe u botua u kritikua apo mbeti ne doreshkrim sirtareve.
Kadare Kam pasur vetem shoqe per grua Helenen
Historia
Ne 700 faqe jane vetem pese faqe nga e gjithe historia roze. Nuk i takon asnje per qind te librit me te ashtuquajtura histori roze. Nuk jane histori serioze eshte dramatike kur thua qe jetoj me nje grua tjeter. Keta jane te padenja. Jane qesharake ne krahasim me nje jete njerezore. Vriten e priten per keto probleme. Keto jane perralla nga me te marrezishme qe kam degjuar ne jeten time. Jane qenie qe nuk ekzistojne ne bote keto personazhe. Ne librat e mi kam qene i terhequr nga historite roze ka qene natyra ime e tille. Me kane bere verejtje per kete. Nuk e di pse.
Nuk eshte e denje qe te flasim per keto. Se kam vallezuar me nje vajze eshte dyshim Ishin asgje. Ishin kaq jo serioze te merreshin me to. Nuk di asgje cndodh me keto familje shqiptare.
Ka dhe nje jete normale qe jane te etur ta dine. Ndoshta kjo ka ndikuar. Jam konsultuar me Helenen qe te kete pak nga keto histori si qendrimi i familjes se Helenes ndaj kesaj lidhjeje.
Ftohtesia me grate
Jane emra grash qe nuk ekzistojne nuk i kam njohur kurre. Ato emra jane turp. Me vjen turp qe me pyesni. Nuk dua ta zgjasim kam qene nje mashkull normal qe me pelqen cdo gje. Natyra ime ka qene e rezervuar e permbajtur. Statusin e shkrimtarit qe e fitova shume shpejt me beri te jem i rezervuar. Po te ecesh ne rruge do takosh tre vajza gjithmone nese ngazellehesh dhe te ndrijne syte me ka detyruar statusi i shkrimtarit te njohur te mos i veresh kete gje. Kjo u be natyre e dyte imja.
Natyre e Kadarese
Je i detyruar te vendosesh nje mbrojtese. Nuk eshte hipokrizi eshte vetepermbajtje e detyrueshme. Une e di cdo te thote nje ngacmim femrash. Eumlshte e natyrshme dhe skam pse ti jap nje kuptim me te thelle. Ne thellesi i kam mbushur mendjen vetes qe skam pse te kem trysni per kete.
Mashkull i suksesshem
Skam moshe per kete. Ka krijues shkrimtare qe ndahen nga te dashurat dhe mbushin librat me historite roze dhe shkruajne grate nga nje ane dhe burrat nga ana tjeter. Nje shkrimtar serioz nuk ka nevoje per kete gje kurre. Kjo eshte varferi. Kane qejf shume njerez te jene ne qender te vemendjes deri te kriminelet vrasesit eshte ne natyren e njeriut. Nuk duhet te jete e denueshme eshte e mjerueshme.
Provokimet e femrave
Me ka shkuar mendja se ishin histori qe qarkullonin. Me siguri qe regjimi komunist i ka perdorur keto metoda. Jane te njohura rastet sidomos ruset i kane perdorur shume per te provokuar.
Grate e rendesishme
Nuk e kam menduar kete gje. Ne radhe te pare ka qene gruaja ime.
Jeta me Helenen
Ka qene jete e pasur harmonioze. Asgje me teper. Nuk kemi pasur kurre krize. Nga fjalet e fundit kemi qeshur.
Lumturia
E kam thene se ndonese filloi si rastesisht ka qene shans im.