Qeveria miraton projektin e ndryshimeve në Ligjin e legalizimeve, shkurtohen edhe më tej procedurat burokratike
Procesi i procedurave të legalizimeve do të thjeshtohet më tej, me anë të disa ndryshimeve që vijnë në ligjin përkatës të miratuar dy vjet më parë. Këtë e bëri të ditur dje kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, duke nënvizuar se këto ndryshime vijnë si rezultat i eksperiencës së deritanishme.