Tryezat e dialogut, sheshpushimi para obstruksioneve të radhës për opozitën e Ramës
Tryezat e dialogut në parim janë në teori një instrument mjaft i nevojshëm i
jetës demokratike të një vendi, pasi ato shërbejnë më së paku si një valvul që ul tensionet mes kampeve politike dhe kanalizon energjitë e këtyre të fundit nga përplasja dhe demonizimi reciprok drejt bashkëpunimit për interesa më të gjera sesa ato një partie politike apo koalicioni. Rastis shpesh që për shkak të një
njëfarë tisi deontologjik që e vesh këtë togfjalësh, forca të ndryshme politike të kompleksuara nga profilizimi i një imazhi inferior apo më keq akoma destruktiv, i përdorin thirrjet për mbledhjen e tryezave të tilla për tu rifaktorizuar apo për të zënë vendin në dukje vakant të moderatorit apo interlokuorit politik. Por nëse i hedh një vështrim kolokuimeve të tilla të dy viteve të fundit, rezulton se tradita e tyre nuk është aspak pozitive. Kjo jo thjesht se palët politike kanë shkuar në tryezë me një tufë paragjykimesh apo pritshmërish domosdoshmërisht pesimiste, por mbi të gjitha për shkak të konsiderimit të momenteve të tilla si sheshpushimi përpara betejave të ardhshme që në fundore nuk prodhon gjë tjetër veçse vonesa të pajustifikuara në realizmin e reformave standarde. Në dhjetor të vitit 2005, kreu i atëhershëm i shtetit, Alfred Moisiu, do të zëvendësonte në njëfarë mënyre prezencës e OSBE-së në raundin e radhës të reformës elektorale, duke thirrur në një tryezë 12 krerët e partive politike parlamentare, me qëllim vendosjen e piketave bazë prej nga duhej që të fillonte këtë herë reforma, bazuar ngushtësisht tek
vërejtjet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR-it në lidhje me ecurinë e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 3 korrikut 2005. Pas elozheve që u dhanë për nismën e Moisiut nga disa drejtues të opozitës a thua se tryeza ishte një praktikë e llojit sui generis e panjohur dhe e paaplikuar më parë, të gjithë ranë dakord për një reformë të thellë në sistemin zgjedhor dhe Kodin Elektoral dhe po të gjithë denoncuan fenomenin e Dushkut si antikushtetues dhe mbi të gjithë shtrembërues të vullnetit të zgjedhësve shqiptarë. Teorikisht kishte 11 muaj kohë përpara zgjedhje për pushtetin vendor që në bazë të afateve kushtetuese duhet që të mbahet diku nga nëntori i 2006-ës. Praktikisht një kohë e tillë u dogj. Madje u mbërrit deri në absurdin e dështimit të krejt procesit, për shkak se pakica parlamentare pa një vizion të qartë politik përveç një opozicioni verbal dhe siç u verifikua për fat të keq në mjaft raste edhe fizik ndaj mazhorancës qeverisëse, përmes përleshjeve me punonjësit e Gardës së Republikës në Kuvendin e Shqipërisë apo ndërprerjes së dhunshme të seancave plenare, ndërmori një sërë aksionesh që bazoheshin me tepër në jetësimin e hakmarrjeve personale të eksponentëve të opozitës sesa në ruajtjen e parametrave demokratikë apo votës së lirë siç u prentendua shpesh në rastin e mocionit të shkarkimit të kryeparlamentares Jozefina Topalli. Acarimet që stisi ky ngërç politik u eksportuan për muaj të tërë dhe dëmtuan në rradhë të parë vetë reformën zgjedhore. Bashkëkryetari socialist në komisionin e posaçëm parlamentar për këtë reformë, Ben Blushi, në kundërshtim me sugjerimet e prezencës së OSBE-së, së cilës pikërisht për këtë