Kadare: Shqipëria e Kosova, bashkë në BE
Shqipëria dhe Kosova do të shkojnë së bashku drejt Europës. Kjo ka qenë deklarata e shkrimtarit Ismail Kadare, dhënë në një intervistë për rrjetin prestiogjoz Euronews.
Euronews: Besoni që herët a vonë Kosova dhe Shqipëria janë të destinuara të bashkohen?
Kadare: "Besoj që sigurisht ekziston një shtytje drejt unifikimit, por më shumë në nivel sentimental dhe romantik. Nuk ekziston në nivel politik, në programet e partive për shembull. Por as nuk mund të thuhet që tani shqiptarët kanë hequr dorë nga ideja se ne jemi një komb i vetëm. Nuk është më si më parë që Kosova ishte e ndarë nga Shqipëria dhe bënte pjesë në një vend tjetër, tërësisht i huaj. Tani Shqipëria dhe Kosova aspirojnë të shkojnë drejt Europës.
Veç të tjerash intervista dhënë për Euronews, iu dedikua dhe Çmimit të letërsisë “Princ i Asturias” me të cilin shkrimtari shqiptar me famë botërore, u nderua këtë vit. Kadare, shkrimtari më i njohur i vendit të tij është njohur në nivel ndërkombëtar duke nisur nga vitet '60- thotë Euronews. Romancier, dijetar, poet, Kadare është konsideruar si një nga intelektualët më të mëdhenj europianë të viteve '90. Vendimi për këtë çmim shprehet rrjeti prestigjoz erdhi pasi juria vlerësoi gjuhën e përditshme dhe në të njëjtën kohë lirike të veprave të Kadaresë: aftësinë e tij për tu dhënë jetë miteve antike nëpërmjet imazheve të reja, në gjendje të shprehë trishtimin e thellë dhe ngarkesën dramatike. Shkrimtari shqiptar ka qenë i përzgjedhuri mes italianit, Antonio Tabuchi, Të verbrit, Milan Kundera dhe anglezit Ian McEëan, të cilit ishin në etapën finale. Ndër veprat më të mëdha që janë vlerësuar ndërkombëtarisht janë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i publikuar më 1964, "Prilli i thyer", "Kështjella", të cilat janë përkthyer në 40 gjuhë.