OSBE: Të pa vërteta pretendimet e PS për 28 qershorin
Kreu i prezencës së OSBE në Shqipëri Robert Bosch ka përsëritur thirrjen e tij drejtuar Partisë Socialiste për ndërprerje të bojktotit parlamentar, kësaj here nga Vjena, ku ka mbajtur përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE, raportin vjetor për zhvillimet kyçe, kanë karakterizuar jetën politike dhe atë ekonomike të Shqipërisë.
Duke u ndalur në mënyrë të veçantë në atë që Bosch e cilëson si ngjarjen më të rëndësishme për vendin tonë, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2009, ai i ka vlerësuar ato si zgjedhjet më të mira të mbajtuara ndonjëherë në vendin tonë. Z. Bosch ka raportuar përpara Këshillit të përhershëm të OSBE, se pjesa më e madhe e pretendimeve të Partisë Socialiste për parregullësi dhe shkelje të vërejtuara sipas saj, para dhe gjatë zhvillimit të zgjedhjeve kanë rezultuar të pavërteta.
Kështu, kreu i prezencës së OSBE, thotë se duke patur parasysh numrin dhe natyrën e rasteve të raportuara nga Partia Socialiste që i përkisnin regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, pasaktësive në listat e zgjedhesve i hidhnin poshtë këto pretendime.
Shqetësimet e PS-së, vijon më poshtë në raportin e tij Bosch, rreth kapaciteteve për prodhimin e një numri të mjaftueshëm kartash ishin në pjesën më të madhe të pabazuara, ashtu sikurse edhe pretendimet e saj për ndërhyrje të Partisë Demokratike (PD) në “procesin e kartave të identitetit”. Ambasadori jep vlerësimet e tij dhe për punën e KQZ.
Duke u ndalur në mënyrë të detajuar në të gjithë ecurinë e procesin parazgjedhor dhe atë zgjedhor, Bosch jep rekomandimet e tij për opozitën shqiptare. Sipas tij bojkoti i opozitës duhet të marrë fund pasi kryeministri Berisha thotë ambasadori i prezencës së OSBE, ka shprehur publikisht gatishmërinë e tij për të arritur deri diku një kompromis, duke i ofruar PS-së shumicën e anëtarëve të çfarëdolloj komisioni që mund të krijohet për hetimin e zgjedhjevetë qershorit, sipas kërkesës së PS-së, me kusht që të mos shkelej ligji. Duke cituar kryeministrin Berisha ai vijon më tej duke thënë se kreu shqiptar i ekzekutivit, i vetëdijshëm për faktin se KQZ-ja e kishte mbyllur me konsensus procesin zgjedhor, i bëri thirrje PS-së që t’ia paraqiste çfarëdolloj ankese që mund të kishte Prokurorisë, si i vetmi organ me kompetencë ligjore për t’u marrë me këtë çështje në këtë fazë. Propozim i hedhur poshtë nga kryesocialisti Rama që këmbëngul në kërkesën e tij për hapjen e kutive të votimit, duke shkuar dhe më tej me bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme të 15 nëntorit.
Bosch në raportin e tij thekson se përveç autoriteteve shtetërore vendase, autoritetet ndërkombëtare përfshirë dhe prezencën e OSBE-së i këna kërkuar Partisë Socialiste në mënyrë të përsëritur të marrë përsipër përgjegjësitë e saj dhe të kthehet në Kuvend dhe për të luajtur rolin e saj kushtetues si “opozitë konstruktive”. Kjo përgjegjësi bëhet më e madhe, sipas Bosch në kohë kur një sërë reformash të rëndësishme të procesit të integrimit që presin të miratohen. Duke vijuar raportimin me ngjarjet e pritshme, gjatë vitit të ardhshëm, ambasadori e sheh 2010 si një vit që do të jetë me rëndësi të veçantë për aspiratat e vazhdueshme të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Ai e sheh si shumë pozitive koalicionin e ri qeverisës mes PD dhe LSI, një koalicion i cili realizohet për herën e parë në historinë e politikës shqiptare, kur dy parti politike me prejardhje të kundërta ideologjike bashkohen për të qeverisur vendin. Në lidhje me planin e integrimit, vlerëson Bosch pritet të shihet një përpjekje e qartë për të ecur përpara me reformat. Por ai sheh si parakusht për suksesin kombëtar rivendosja e konsensusit ndërpartiak për çështje me rëndësi kombëtare që ka ekzistuar deri në pranverën e vitit 2009. Duke pasur parasysh bojkotin aktual të Kuvendit nga PS-ja, mënyra se si do të arrihet një konsensus i tillë, e për më tepër, si do të ruhet ai me kthimin e PS-së, përbën sipas kreu te prezances se osbe një pikë diskutimi interesante.
Partive politike u duhet ende një vullnet më i madh politik, përfundon ai për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare. Megjithëse kjo do të thotë një rol të rëndësishëm dhe pozitiv për qeverinë, ajo nënkupton, gjithashtu, se edhe opozita duhet të luajë një rol konstruktiv.