Berisha, Ramës: Hapja e kutive shkel pavarësinë e gjyqësorit
Kryeministri risqaroi pozicionin e tij lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste për të hapur kutitë e votimit për katër qarqe të vendit. Kryeministri argumentoi përpara grupit kuvendor, se kjo kërkesë është antiligjore dhe shkel pavarësinë e pushteve, në këtë rast të gjykatave. Këtu kryeministri solli në detaje të gjithë procedurën ligjore se kur mund të bëhet numërimi i votave. Sipas Kodit Elektoral subjektet politike mund të ankohen gjatë procesit të numërimit, gjë që nuk kanë ndodhur në rastin e Partisë Socialiste, komisionerët e së cilës kanë firmosur papërjashtim procesverbalet e votave të numëruara në KZAZ.
Kryemisinitri solli në vëmendje dhe hapsirat ligjore që ka komisioni hetimor. Hapsira që sikunder tha nuk mund ta shndërrojnë kurrësesi këtë komision parlamentar, në gjykatë. Për gjithshka tha kryeministri Berisha i sugjeroi kryetarit të Partisë Socialiste që të marrë ekspertët më të mirë të ligjit mbi këtë çështje. Por nisur nga fakti që PS ka marrë si avokat Ngjelën në ankimin e saj për marrëveshjen me Greqinë, Berisha solli në vëmendje një bashkëpunim të hershëm mes tij dhe avokatit.
Kryeministri ju referua pikërisht Partisë Kristian Islamike të krijuar në vitin 1991 me themelues Edi Ramën dhe Spartak Ngjelën.
Ky duket të jetë sqarimi përfundimtar i kryeministrit Berisha mbi hapjen e kutive. Një fakt që konfirmoi dhe përpara ligjvënësve mazhoritarë, por të risjellë në vëmendje për shkak të sensibilitetit politik që po prodhon kjo çështje, e cila mban jashtë kuvendit prej rreth 2 muaj opozitën.