E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare më i lexuari në 2009

Kënaqësia e leximit nga lexuesi kosovar, këtë vit që po e lemë pas, u gjend tek disa vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj, të cilat u botuan së fundmi apo ka edhe prej atyre qe i mbijetuan kohës, të cilët mbetën aktual dhe të lexueshëm njëkohësisht. Lexuesi kosovar është i dy anshëm, themi kështu duke u bazuar në atë se ku e gjejnë vetën. Përveç në gjuhen shqipe dhe autorët shqiptarë edhe në gjuhë të tjera, ku prin gjuha angleze me emrat e mëdhenj të letërsisë botërore.

“Ka një ngritje simbolike në krahasim me vitin e kaluar”, thotë për Express njëri nga shitësit ambulant. Por ata nuk janë të kënaqur me shitjen këtë vit,
Listës i prin vepra “Darka e Gabuar”, e autorit Ismail Kadare,duke lënë pas vepra dhe autorë shqiptarë dhe të huaj. Është stili apo mistikja ajo që lexuesin e shtyu ta ketë në dorë veprën e Kadaresë. Kryepërsonazhi doktor Gurameto, është ai mbi misterin e të cilit Ismail Kadare ka ndërtuar subjektin e romanit “Darka e gabuar”.

Kalimi “miqësor” i gjermanëve nazistë në qytetin e jugut lidhet me darkën në fjalë që patën dy miqtë e vjetër të shkollës, dhe që u bë e “gabuar”, sepse fatalisht përcaktoi kthesën në jetën e personazhit.

Në vijim ju japim renditjen e librave më të shitur nëpër libraritë e Prishtinës.

Libraria “Toena”
“Darka e Gabuar”, nga Ismail Kadare
“Guximi për të shpresuar”, nga Barak Obama
Fjalori enciklopedik shqiptar. Grup autorësh, (Akademia e shkencave të Shqipërisë)
“Gjyetari i Balonave”, nga Khaled Hossein
“Xhevahiri i Medinës”, nga Sherry Xhons

Libraria “Dukagjini”
“Darka e Gabuar” nga Ismail Kadare
“Kanuni i Lekë Dukagjinit” Të përmbledhura në gjuhen shqipe, angleze, gjermane, italiane nga Shtjefan Gjeqovi.
“Historia e shkurt e Kosovës”, shqip dhe anglisht nga Noel Malkomi
Dy udhërrëfyes:
Udhërrëfyesi, “Kosovo “ nga Gail Warrander dhe Verena Knaus, në gjuhën shqipe.
Udhërrëfyesi,“Kosova” nga Shefqet Balla, shqip dhe anglisht.
Si dhe botimet e Kohës ditore

Shitësit ambulant
“Darka e Gabuar”, nga Ismail Kadare
“E penguara”, nga Ismail Kadare
“Vigma e fajkoit”, nga Nexhat Halimi
“E kuqja e demave”, nga Mira Meksi
“Xhevahiri i Medinës”, nga Sherry Xhons
“Gjuetari i Balonave”, nga Khaled Hossein

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›