E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia flet zyrtarisht mbi planin per te vrare Edi Ramen

Sic e shikoni shume truproje ruanin Edi Ramen me 28 janar 2011

Tirane 30 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana 8211 Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj doli sot para medieve duke folur mbi planin per te vrare Edi Ramen dhe arrestimin e tre personave te dyshuar per kercenimin e kreut socialist me vdekje.

Me date 27 janar rreth ores 1800 Policia e Shtetit mori informacion mbi nje kercenim te shtetasit Edi Kristaq Rama nga shtetasi Luan Zenel Rami  37 vjec lindur ne Burrel me banim ne Tirane 8211 sqaroi z.Burgaj.

Sipas informacionit paraprak ne kete kercenim me SMS Luan Zenel Rami kerkonte zhdemtimin e automjetit te tij privat te demtuar gjate protestes se 21 janarit i cili ndodhej i parkuar perballe dy kullave ne Bulevardin Deshmoret e Kombit.

Nisur nga kjo situate struktura qendrore e Drejtorise kunder Krimeve te Renda mori masa te menjehershme per identifikimin dhe shoqerimin e shtetasve

1. Luan Zenel Rami vjec 37 lindur ne Burrel me banim ne Tirane.

2. Fatos Hamit Rami vjec 29 lindur ne Burrel me banim ne Tirane.

3. Afrim Ali Kica vjee 33 lindur ne Burrel dhe me banim ne Tirane.

Te tre shtetasit e mesiperm u shoqeruan ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane nga ora 2100 e dates 27 janar deri ne oren 0400 te dates 28 janar.

Njekohesisht Policia e Shtetit dhe strukturat perkatese te Gardes se Republikes u njoftuan dhe moren masa per perforcimin e sigurise fizike te shtetasit Edi Kristaq Rama dhe personaliteteve te larta shteterore.

Si rezultat i nje hetimi te kryer ne bashkepunim nga Drejtoria Kunder Krimeve te Renda dhe Drejtoria e Policise Qarkut Tirane me date 28.01.2011 nga ana e strukturave te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane u be arrestimi ne flagrance i tre shtetasve te lartpermendur.

Z.Burgaj tha se materialet hetimore ne ngarkim te ketyre shtetasve i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Sakaq me heret se te dilte Burgaj Agjencia NOA siguroi dhe publikoi detaje mbi planin per vrasje shoqeruar me kercenim per vdekje.

e.t/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›