E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare nje mundesi e shperdoruar

Kadareja ne menyre tejet evidente i dha nje shans Lulezim Bashes qe te tregonte se kur behej fjale per interesa te medha kombetare Luli dinte te terhiqej. Te tregonte se nuk e dha ai urdhrin per te vrare perpara kryeministrise por Berisha. Kadare i dha nje shans Berishes qe te mos e terhiqte Lulin pas vetes ne politiken e pashprese.

Te mos e terhiqte ne CV-ne e tij brutale qe deshmon se ne vitin 97 kohe kur Shqiperia digjej Presidenti nuk dinte te terhiqej apo dorehiqej nga vendimet sado te paarsyeshme te ishin ato. Per Berishen pati nje amnisti nga populli shqiptar te cilen ai e shperdori gjate gjithe ketyre viteve. Kadare i dha nje shans Lulit por Luli nuk e pranoi dot.

Nje Bashe qe terhiqet do te ishte heroi qe ne menyre te rreme do te na hiqte stresin
e krijuar nga numerimi dhe nga votat shtese. Nganjehere me ngjan sikur rroj ne vitin 1554.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›