E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magjia e tij eshte pushteti dhe jo Perendimi

Thelbi i dilemave te perfaqesuesve tnderkombetare sot ne Shqiperi eshte se si mund te ndikohet mbi qeverine shqiptare te pranoje standardet e Perendimit per zgjedhje Ketu ata gabojne tek receta. Gabojne jo se nuk i perkasin shkolles politike te Sali Berishes.

Ata e marrin Sali Berishen si nje lider autoritar qe ka pak qejf te vjedhe ndonje vote por po i bertite terhiqet. Edhe pse e shkuara e tij nuk flet per kete karakter qe perpiqen ti vizatojne ata serish besojne tek disa metodika standarde te ndikimit mbi Berishen sic jane ato qe pershkruan Bugajski dhe qe kane te bejne me nje set kushtesh me efektiv per perspektiven e anetaresimit te Shqiperise ne BE etj

Ketu gabojne. Diten kur Berisha nisi proceduren antiligjore te numerimit te votave te gjetura ne kutite e gabuara Presidenti Barroso anuloi viziten ne Tirane. Kjo ishte nje goditje e madhe ndoshta me e renda qe Brukseli i ka dhene Shqiperise. Por Sali Berisha u ndje i qete. Bile doli dhe e lavderoi mosardhjen e tij per shkak te rremujes qe kishte ne shtepi. Sali Berisha nuk eshte nje lider i cili ka objektiv te jetes se tij anetaresimin e Shqiperise ne Evrope apo marredheniet e shkelqyera me SHBA sic nuk ka pasur objektiv as anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Berisha nuk eshte kunder ketyre gjerave nese ato nuk i rrezikojne pushtetin por kurrsesi nuk ben pazar per pushtetin e tij me keto objektiva. Sic e pame te gjithe mes largimit tone nga BE duke na refuzuar viziten Presidenti i saj dhe vjedhjes se votave per Lulezim Bashen ai zgjodhi te dyten dhe u ndje i lehtesuar qe Barroso nuk erdhi ne Tirane.

Seti i kushteve qe con Shqiperine ne BE ka nje kryekusht mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te drejta. Por zgjedhjet e lira dhe te drejta e heqin Sali Berishen nga pushteti. Tashme Berisha duhet te jete ose properendimor dhe te ike nga pushteti ose pengmbajtes i vendit te tij duke qendruar ne pushtet. Pa asnje dileme dhe pa asnje vrasje ndergjegje ai zgjedh te dyten. Magjia e tij eshte pushteti dhe jo Perendimi.

Nese rruga drejt pushtetit dhe mbajtja e tij perkon ndonje cope rruge me Perendimin ai e ben pa te keq por nese i nxjerr telashin me te vogel ai e flak. Ky eshte presidenti per te cilin Perendimi ka derguar ushtrine me te madhe ne historine e tij ne nje vend te rrezikuar nga lufta civile vetem se nuk i degjoi rekomandimet amerikane dhe evropiane per te tejkaluar krizen e prodhuar pas zgjedhjeve te 26 Majit 1996. Ta harroje dikush qe kushtezimet e Shqiperise per rrugen drejt BE terheqin Berishen nga rruga drejt mbajtjes me cdo kusht te pushtetit.

Vendimi i fundit i Kolegjit ishte nje leksion i qarte per Perendimin. Ndaj recetat nderkombetare per kete krize nuk duhet te jene standarde dhe mbi te gjitha nuk duhet te llogariten si receta qe i jepen nje lideri qe i dhimbset vendi i vet.

Perendimi ne keto momente po na thote ate shprehjen e tyre te shikojme perpara se mos behet me keq. Une e kuptoj kulturen perendimore te respektimit formal te vendimit te gjykates por ata duhet ta dine dhe besoj e dine mire se vendimin e ka marre Berisha. Presioni i tyre duhet te behet mbi Sali Berishen dhe jo mbi Kolegjin.

Fatkeqesisht ata e kthejne vendimin me nje sms nese shkon nga telefoni i Berishes. Por kujdes me Sali Berishen. Bob Hand - nje nga politikanet amerikane qe njeh mire tranzicionin shqiptar kryesues i vezhguesve amerikane ne ne zgjedhjet e 26 Majit 1996 kongresmen republikan dhe autoritet i Komitetit te Helsinkit prane Kongresit Amerikan - eshte i shqetesuar se SHBA ka ndihmuar para kohe Shqiperine te futet ne NATO dhe mendon te beje shantazh me kete. E ka gabim. Sali Berisha dy jave para se te futej ne NATO varrosi 26 vete ne nje biznes te djalit te tij dhe nuk e vrau fare ndergjegjja edhe sikur NATO ta kish marre seriozisht kete gjeme dhe te na kishte lene jashte saj.

Ne e dime qe anetaresimin ne NATO e kemi nga SHBA-ja por kjo se ka penguar Berishen ta quaje merite te tij. Nese na nxirrni nga NATO ai do dale dhe thjesht do ta quaje kete nje veper te armiqve te tij. Ai nuk leviz nga pushteti per kete shkak. As bllokimi i rruges drejt BE nuk e impresionon. Ate e impresionon vetem nje qendrim i qarte kunder tij personalisht ne kete proces. Nderkombetaret duhet te denojne rolin e tij ne kete histori. Pavaresisht iluzioneve te tyre Sali Berisha njeh vetem gjuhen e forces dhe taktiken e percarjes se Perendimit rreth figures se tij.

shte nje zakon qe e kane pasur gjithe lideret e vjeter te Ballkanit. E ka pasur Tugjmani e ka pasur Izetbegovici e ka pasur Miloshevici. Te gjithe keta ishin gjenerata e Berishes qe filloi te sundoje Ballkanin ne fillim te viteve 90-te. Te tre te paret kane vdekur dhe jane harruar. Fale suksesit te tij ne lidhje me percarjen e Perendimit dhe talljen me kauzen shqiptare te integrimit ne Evrope Sali Berisha eshte ne pushtet dhe ska ndermend ta leshoje nese Perendimi nuk tregohet me arrogant se ai me pafytyresine e tij.

Ai e do Perendimin si nje instrument qe i siguron mbijetesen ne pushtet dhe jo si nje sistem rregullash te cilave duhet ti bindet qofte dhe duke ikur nga pushteti. Kush dyshon per kete le te mendoje se si zeri i Perendimit u kthye ne peshperime per Kolegjin e Sali Berishes tri dite me pare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›