Kadareja: Bankat më tepër mbikqyrje

Banka Qëndrore jep sinjalin e parë për rrezikun që i kanoset sistemit bankar shqiptar prej krizës greke. Institucioni qëndror bankar dhe ministria e financave kanë bërë gati draftin për të mbrojtur filialet e bankave greke në rast të falimentimit të bankave mëma.
Anëtari i Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë Arjan Kadareja shpjegon se synimi i ndryshimeve në projektligj është kthimi i filialeve në banka që veprojnë në pavarësi të plotë prej bankave mëma.
Sipas Kadaresë efektet e krizës në rajon ishin nxitja për krijimin e rregullave më të rrepta të mbikqyrjes së sistemit bankar në vend.
Projektligji për bankat në Shqipëri është dorëzuar tashmë në Kuvend ku pritet që të diskutohet në komisionin e ekonomisë dhe më pas të miratohet.