Karburanti jashtë standardit, biznesi i shqetësuar

“Shqetësimi merr shkak nga paraqitja se fundmi e përfundimeve të kontrollit të Inspektoratit Qendror Teknik/IQT, që ka llogaritur, se deri në 30 mijë ton/vit karburante, që qarkullojnë në tregun vendor, janë jashtë standardeve të cilësisë me pasoja të rënda mbi zhvillimin ekonomik, uljen e aftësisë konkurruese të industrisë vendore, dëmtimin e shëndetit dhe mjedisit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare”, thuhet në reagim.
Konfindustria mbështetur në të dhënat e studimeve të saj sektoriale vlerëson, se sasia e karburanteve jashtë standardit është mjaft më e madhe se sasia e paraqitur nga IQT. Të marra në tërësi, pasojat e ardhura nga mungesa e rregullimit të tregut të karburanteve dhe kryesisht cilësia e jashtë standardeve shkaktojnë rritje kostosh krejtësisht të paarsyeshme për biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare në tërësi në shifra, që tejkalojnë 150 milionë euro/vit.
"Shifrat e mësipërme nuk përfshijnë pasojat në: - makineri, -pajisje,- mjedis dhe -shëndetësi, që shkaktohen nga cilësia e karburanteve në qarkullim në tregun shqiptar, që në tërësinë e tyre shumëfishojnë humbjet ekonomike për biznesin dhe qytetarët. Tregu i karburanteve në Shqipëri është tregu më i madh ne vend me një qarkullim vjetor 900 milionë -1 miliard euro/vit dhe me ndikim të fuqishëm në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik tërësor të vendit. Konfindustria kërkon nga institucionet shtetërore përkatëse marrjen e masave ndëshkuese ndaj spekulatoreve dhe shkelësve të ligjit, që duhet të jene mjaft te ashpra në vazhdimësi", thuhet më tej. /Start/
2011-11-07 08:38