Kadastra e Tepelenës legalizon 56 objekte .

Drejtoria e Kadastrës Tepelenë vijon punën për proçesin e legalizimeve të objekteve. Sipas burimeve në këtë institucion i cili operon për dy bashki atë të Tepelenës e Memaliaj përgjatë vitit që lamë pas janë kryer legalizimet e 56 objekteve. Kleona Bahja specialiste pranë kadastrës Tepelen렠 bën me dije se kërkesat më të larta vijojnë të jenë për legalizimet objekteve para vitit 1991.
- Drejtoria vendore e Kadastrës Tepelenë vijon punën në zbatim të ligjit 111 të vitit 2018 për kadastrën . Që prej vitit 2020 pas miratimit të ligjit 20/20 nga ky institucion janë marrë të gjitha kopetencat për të vijuar me proçedurat e legalizimit për të dyja bashkitë që cilat janë nën administrimin e ASHP Tepelenë . Përgjatë vitit 2020 përfundoi me sukses legalizimi i 56 objekteve duke miratuar për to lejet e legalizimit dhe duke bërë pajisjen me çertifikimin e këtyre objekteve. Aktualisht jemi duke vijuar punën me kalimin e pronësisë të objekteve të ndërtuara para vitit 1991 , kërkesat për të cilat kanë qënë të shumta pasi dihet që nga proçesi I rregjistrimit fillestar shumë objekte para 91 kanë mbetur të parregjistruara . Për këtë arsye kemi arritur të mbyllim vetëm 13 vendime për kalimin e pronësisë dhe po vijon për proçesin e rregjistrimit të mëtejshëm të tyre.
Sa I perket procedurave te lehtësuara tashmë çdo aplikim mund të kryhet online , duke lehtesuar në këtë mënyrë qytetaret dhe shmangien e radhëve pranë sporteleve te kadastrës