E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkodra përzgjedh mësuesin më të mirë

Thuhet se “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”, por nxënësit në Shkodër nëpëmjet një votimi online zgjodhën të preferuarin e tyre. Mësuesja e Biologjisë Lindita Bushati, pas 35 vitesh punë, mori vlerësimin që do  të donte çdo mësues të kishte, respektin e nxënësve. E quan veten me fat që punon çdo ditë me të rinjtë e ka mundësi të  gëzohet e emocionohet së bashku me ta.
Në 3 dekada ka patur ndryshime thelbësore në mënyrën e mësimdhënies, por edhe në marrëdhënien mësues- nxënës. Sot teksa jetojmë në një periudhë të vështirë, e ku mësimi fizik u zëvendësua me atë online, përshtatja ishte e vështirë. Për arsimtarët e rinj, profesoreshë Lindita ka vetëm një këshillë, duajeni profesionin tuaj, respektoni nxënësit por edhe prindërit si një trinom i pandashëm
Fillimet në arsim Lindita Bushati i kishte në fshatin e Hajmelit në vitin 1885, ndërsa në vitin e veshtirë të 1997 nisi punë në gjimnazin “28 Nëntori”, aty ku prej thuajse 25 vitesh jep kontribut të paçmueshëm në mësimdhënje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›