Tepelenë , nis ndërtimi i aksit Salari – Nivicë.

Projekti i rëndësishëm për ndërtimin e rrugës Salari Nivicë tashmë ka filluar zbatimin në terren . Një investim I qeverisë shqiptare do ti japë mundësinë zonës së Lopësit për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e turistik. Ky aks rural do të jetë nyja ndërlidhëse me qytetin e Vlorës kjo edhe nëpërmjet bashkimit më aksin Gusmar- Kuç. Gjatë një inspektimi nga kreu I bashkisë Termet Peçi dhe inxhinierit të punimeve Kloard Jahaj është bërë me dije rëndësia e këtij projekti për gjithë zonën e Tepelenës . Kreu I bashkisë është shprehur se investimi I qeverisë shqiptare ka për qëllim afrimitetin mes qyteteve kjo nëpërmjet rrugëve të përdorura dikur .
– Aksi Salari – Nivice është ndër projektet e parashikuara për rindërtim përgjatë vitit 2021 , kjo krahas investimeve në zonat e tjera rurale. Është një investim I qeverisë shqiptare në vlerën prej 466 milion lekë të reja , reth 14, 5 km . Investim I cili jo vetëm do lidhi disa zona dhe dhjetra fshatra me qytetin por njëkohësisht si ura lidhëse me bregdetin e Vlorës. Kjo ishte një zonë e harruar ku banorët vuanin izolimin total për shkak të mungesës së infrastrukturës , dhe si pasojë edhe moszhvillimin e sektorit të bujqësisë I mirënjohur për Tepelenën. Tashmë rruga do të bëjë të mundur shkurtimin e lëvizjes së gati 17 fshatrave. Janë disa baxho që operojnë në këtë zonë , produktet e të cilave janë të përhapura në tregun kombëtar për këtë asrye zhvillimi ekonomik I këtyrë bizneseve sot do të jenë më të lehta falë rrugës së ndërtuar.
Sipas inxhinierit Kloard Jahaj , një gjë e rëndësishme në këtë aks rural I ndërtuar në kohën e italianëve është fakti që do të mundohen të ruhen parametrat historikë përvec pjesës turistike , për ti shërbyer edhe zhvillimit të këtij sektori.
Ky investim pritet të përfundojë në një afat kohor të parashikuar për gjashtë muaj.