Kadastra legalizon pallatin 9-katësh në Vlorë

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Agjencia Shqiptare e Kadastrës (ASHK) njofton se po vijojnë procedurat për përfundimin e legalizimit të pallatit 9-katësh në lagjen “Kushtrimi”, në Vlorë.
Objekti përbëhet nga 9 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Pallati ka gjithsej 44 apartamente, 12 njësi shërbimi dhe garazhe. Deri më tani, Drejtoria Vendore e ASHK Vlorë ka emetuar 20 vendime legalizimi, ndërsa specialistët e agjencisë vijojnë trajtimin e çdo njësie në favor të banorëve.
Banorët ftohen të dorëzojnë dokumentacionin pranë drejtorisë përkatëse, përfshirë: Akt marrëveshje me ndërtuesin/investitorin; Kontratë porosie ose kontratë sipërmarrjeje.
Pas 30 ditësh nga emetimi i vendimeve të legalizimit, banorët mund të aplikojnë për regjistrim përmes portalit “e-Albania”, si dhe për pajisjen me certifikatë pronësie, hartë kadastrale dhe kartelë pasurie.
1 nga 9/a.f/r.e/