E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadastra nis legalizimin e pallatit në rrugën “Gjin Gjergji” në Tiranë

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Kadastra ka nisur procesin e legalizimit të pallatit në rrugën “Gjin Gjergji” në Tiranë.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njoftoi se banorët e këtij pallati ftohen të dorëzojnë pranë Drejtorisë Vendore Tiranë Rurale 1 dokumentacionin e nevojshëm për përfshirjen në procesin e legalizimit.

Dokumentacioni i kërkuar përfshin kontratë porosie, kontratë sipërmarrjeje, marrëveshje noteriale apo çdo dokument tjetër provues që lidhet me njësitë e banimit.

Sipas ASHK-së, pas kryerjes së verifikimeve në terren, matjeve të njësive dhe administrimit të dokumentacionit të paraqitur nga banorët, do të vijojë procedura për emetimin e vendimeve të legalizimit në favor të tyre.

Ky proces synon përfundimin e procedurave të formalizimit të pronësisë dhe regjistrimin ligjor të pasurive të banorëve.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›