Kadeli Marshimi i sotem ne Lezhe nuk eshte pare e degjuar

Gjovalin Kadeli
Lezhe 4 shkurt 2011 NOA- Deputeti socialist Gjovalin Kadeli pas perfundimit te tubimit te mbeshtetesve socialist ne qytetin e Lezhes deklaroi se ishin 10 mije qytetare qe marshuan kunder pushtetit.
Sot ne Lezhe ndodhi ajo qe nuk eshte pare kurre ne keto 20 vjet. Plot 10 mije qytetare marshuan ne rruget e qytetit per te treguar se pushteti i Sali Berishes ka rene dhe se keta pushtetare duhet te largohen nje ore e me pare u shpreh Kadeli.
Sipas tij 10 mije qytetare te Lezhes protestuan sot kunder pushtetit te Sali Berishes qe ne 21 Janar vrau tre shqiptare te pafajshem dhe plagosi dhjetera te tjere nder te Lezhjanin Aleks Nika i cili po lufton me jeten ne Turqi.
10 mije lezhjane e lezhjane protestuan sot kunder ketij regjimi qe godet cdo dite institucionet e pavarura te ketij vendi qe akuzon Presidentin Kryeprokuroren Drejtorin e SHISH dhe median si puciste si pjese e nje puci qe ekziston vetem ne mendjen e semure te nje Kryeministri te dale jashte cdo kornize logjike deklaroi Kadeli.
Nder te tjera ai theksoi se manifestim masiv si ky i sotmi nuk eshte pare e degjuar deri me sot ne Lezhe.
Mesazhi i Lezhes per Sali Berishen sot ishte kristal i qarte Ky popull nuk te do me e as nuk ka ndermend te te mbaje me gjate ne kurriz perfundoi fjalen e tij deputeti socialist.
a.y/NOA
TagsBerisha Kadeli qytetar