Kadilli: Ina Rama spekulloi me ekspertizën e FBI-së
Partia Demokratike ka sulmuar sërish Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama në lidhje me hetimet për demontratën e 21 janarit.
Në një konferencë për shtyp nga kryesia e Kuvendit, Deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka deklaruar se kryeprokurorja Ina Rama ka spekuluar me ekspertizën e FBI-së për 21 janarin.
Sipas tij kryeprokurorja i formuloi në selinë e Partisë Socialiste akuzat për gardistët.
“Në ekspertizën e FBI-së në asnjë gërmë nuk bëhet fjalë me vrasje me dashje. Akuza është formuluar bashkë me Edi Ramën në selinë PS-së në tentativën e përbashkët për ti shpëtuar akuzave për 21 janarin” ka theksuar Kadilli