E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Athinë, diskuton me shqiptarët programin e PS-së

Pas vizitës në Luginën e Preshevës, Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.
Përshtypjet e para të takimit mes shqiptarët Rama i ka përcjellë mes profilit të tij në rrjetin social Twitter.
 

“Pyetja e pare mes nje grupi shqiptarësh në Athinë: Si mundet t`ia hapë dyert BE-ja një vendi ku Këshilli i Ministrave shan për turp Prokurorin e Përgjithshëm?”- shkruan Rama.
 

Takimi i sotëm bëhet në kuadër të diskutimit të programit të PS-së, i cili sipas kryesocialistit është e vetmja rrugë për të nxjerrë vendin nga kriza, varfëria, padrejtësia dhe shansi për ta integruar në Bashkimi Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›