E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felaj Ministrja Bregu mashtron per pasurine e saj te jape doreheqjen



Eneida Jacaj
Deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj i ka kerkuar serish ministres se Integrimit Majlinda Bregu te jape doreheqjen. Ndersa Prokurorise i beri thirrje te hetoje pasurine e saj duke zbardhur te verteten mbi te ardhurat e ministres dhe te bashkeshortit te saj. Felaj deklaroi se ministrja Bregu mashtron kur shprehet se ne llogarine e saj bankare ka 80 000 euro por ka 90 000 euro.
Deklarata
Deputetja Felaj ka argumentuar nje prej genjeshtrave te ministres Bregu se apartamenti prej gati 400 metrash katrore nuk eshte i ri por banohet prej 10 vjetesh. Nderkohe qe sipas deklarates se pasurise se bashkeshortit te ministres apartamenti eshte blere vetem ne fillim te vitit 2009. Jo vetem kaq por sipas deputetes bashkeshorti i ministres Namik Ajazi ne deklarimin e pasurise se tij ka mashtruar per hapesiren e ketij apartamenti. Pasi sic u shpreh Felaj ne nje interviste ne media bashkeshorti i ministres Bregu deklaroi se siperfaqja e apartamentit ishte 213 metra katrore - 108 metra katrore verande. Nderkohe qe ne deklaraten e pasurise Namik Ajazi ka deklaruar 200 metra katrore apartament dhe 180 metra katrore verande.
Cmimi
Felaj ka hedhur dyshime edhe ne vertetesine e cmimit me te cilin eshte blere apartamenti. Si ministrja ashtu dhe bashkeshorti i saj thone se apartamenti qe ndodhet ne nje nga zonat me luksoze te Tiranes eshte blere per 200 000 euro ose me dicka me teper se 500 euro metri katror edhe pse cmimi i references i vendosur nga vete qeveria e zonjes Bregu eshte mese dy here me i larte nderkohe qe cmimi real i tregut shkon deri ne 2000 euro metri katror - deklaroi Felaj duke u shprehur se apartamenti me vlere 600 000 euro te blihet me 200 000 euro vetem sepse pikonte shtepia e komshiut. A ka shqiptar qe te besoje se nje apartament me vlere tregu mbi 600 000 euro mund te blihet per 200 000 euro meqe pikuaka shtepia e komshiut - u shpreh deputetja.
Felaj ka argumentuar se ne llogarine bankare te ministres Bregu nuk jane 80 000 euro por 90 000 euro. Ministrja deklaron se ne vitin 2009 nga llogaria e bashkeshortit te saj jane nxjerre 120 000 euro nderkohe qe po kesaj llogarie ne 2009-n i jane shtuar 41 000 euro. Sipas llogarive te ministres Bregu ne deklaraten e saj te pasurise 120 000 euro - 40 000 euro nuk bejne 80 000 euro por plot 90 000 euro. Ministrja e Integrimit gabon me nga 10 000 euro ne llogarite e saj a thua se behet fjale per qindarka. Ne momentin kur pasurite e ministres Bregu jane nen hetim per lidhje me persona qe dyshohet te pastrojne para te gjitha keto genjeshtra vetem sa shtojne edhe me shume dyshimet per burimin e vertete te parave te zonjes Bregu - u shpreh Felaj.

13 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›