Kadolli, kryetar i ri i Partisë Socialiste të Kosovës

Në Kongresin e parakohshëm zgjedhor të Partisë Socialiste të Kosovës, i mbajtur si pasojë e dorëheqjes së Emrush Xhemajlit, me 91 vota pro dhe pa asnjë kundër dhe pa abstenime u zgjodh kryetari i ri i kësaj partie Ilaz Kadolli.
Nga 101 delegatë sa është dashur të marrin pjesë, në punimet e këtij kongresi të pranishëm ishin vetëm 91, të cilët që të gjithë me vota të hapura e kanë votuar kandidatin e vetëm për kryetar të PSK-së Ilaz Kadolli.
Pasi ka falënderuar për besimin e dhënë, kryetari i sapozgjedhur i PSK-së, Ilaz Kadolli, para delegatëve ka premtuar se do të angazhohet për krijimin e linjave funksionale të komunikimit me subjektet politike me orientim të majtë në Kosovë, me qëllim të krijimit të aleancës politike të majtë, për të mbrojtur interesat e qytetarëve, si dhe do të bëjë shtrirjen e PSK-së në gjithë territorin e Kosovës.
“Strukturimi i partisë, themelimi dhe shtrirja e PSK-së në tërë territorin e Kosovës, është një sfidë e madhe që kërkon angazhim të madh dhe disiplinë në punë dhe shpresoj që me punë të pandërprerë duke marr parasysh që territori i Kosovës edhe ashtu është i vogël për nga sipërfaqja, për një periudhë kohore të caktuar do të arrijmë që në bashkëpunim edhe me kryetarin aktual edhe me kryesinë që do të dalë nga ky kongres territorin e Kosovës ta shkelim pëllëmbë për pëllëmbë, të njihemi edhe me bukuritë e saj, të njihemi edhe me hallet e qytetarëve të Kosovës, të cilat janë të shumta”, ka thënë Kadolli, transmeton Kosovapress.
Ndërkaq kryetari në dorëheqje Emrush Xhemajli, para të pranishmëve edhe një herë e ka arsyetuar dorëheqjen e tij, duke theksuar se me këtë synon të instalojë një sistem partiak dhe një kulturë pune.
“Unë me dorëheqjen time synoj që të instalojmë bashkë me ju një kulturë pune që e praktikojnë civilizimet dhe sistemet partiake, e partitë që kanë pasur e kanë sukses, shpërblimi për punën e përgjegjësinë për mos suksesin, në këtë të fundit hynë edhe vetë ndëshkimi, pasi nuk arritëm objektivat në zgjedhjet lokale 2009, dhashë dorëheqje dhe i lëshova vend për të konkurruar ata që kanë bindje se mund të arrijnë objektivat e partisë, me qëllim që partia të rritet, të hyjë në parlament dhe të marrë qeverisjen, pushtetin”, ka thënë Xhemajli.