Vritet fëmija, sherr vendparkimi

Një vajzë dy vjeçare kineze ka vdekur në spital pasi ishte përplasur për tokë nga një burrë, i cili ishte ngatërruar me të ëmën e saj për shkak të një vendi për parkim, ka njoftuar një medie zyrtare.
Dyvjeçarja ishte transportuar urgjentisht në spitalin Tiantan në Pekin pas plagëve të rënda që i kishte marrë të martën në mëngjes gjatë një ngatërrese ndërmjet nënës së saj, e cila po qëndronte afër një stacioni autobusi në jug të Pekinit dhe një tipi i cili dëshironte ta parkonte veturën e tij në vendin ku po priste ajo.
Nëna kishte refuzuar të largohej dhe shoferi ka dalë nga vetura dhe ka filluar ta godasë, e më pas e kishte nxjerrë vogëlushen nga karroca e fëmijëve dhe e kishte përplasur me forcë për tokë.
Gruaja është rrahur edhe nga një burrë tjetër që ishte në veturë.Një dëshmitar ka treguar se fëmija nuk ka lëshuar zë pasi është përplasur.
Këta më pas kanë ikur, por njëri është arrestuar të mërkurën, e tjetri është dorëzuar të enjten./Indeksonline/