Kafe e fshehur ne rrush, kapen 1,2 ton
Kapshtice- Sekuestrimi i 1,2 ton kafeje te zbuluar nga efektivet e doganes se Kapshtices oret e vona te mbremjes se shtune, cojne ne pranga pronarin e mallit dhe shoferin e kamionit me targa te Tiranes. Kafja mesohet se ishte fshehur poshte arkave me rrush, e futur ne 21 thase lino me peshe 60 kg secili. Burime zyrtare te policise kufitare thane dje per gazeten "KJ" se te arrestuarit jane Jetnor Leka, drejtues i mjetit dhe Stavri Kreka, pronari i disa magazinave dhe i mallit te bllokuar, banues ne Maliq. Sasia ishte blere ne Selanik te Greqise dhe tentohej te futej kontrabande ne territorin shqiptar me qellim shitjen ne tregun vendas.
"Pesha e mallit te sekuestruar shkon ne 1260 kg kafe kontrabande dhe u kap gjate nje kontrolli rutine ne doganen e Kapshtices, teksa kontrollohej kamioni me targa TR0380G. Ne kabinen e mjetit qe drejtohej nga Leka u gjet sasia e paketuar ne 21 thase", thane burime zyrtare pas ketij konstatimi. Sipas policise, thaset e kafese kontrabande ishin fshehur poshte arkave me rrush qe transportonte ky mjet. Pasi eshte ndaluar nga ana e policise, specialistet e Krimit Ekonomiko-Financiar ne Korce kane marre ne pyetje Leken per te mesuar me teper rreth destinacionit te mallit kontrabande. Per momentin mesohet se nuk jane bere ende perllogaritjet e demit ekonomik qe i shkaktohej arkes se shtetit nga shmangia e detyrimit ne zhdoganim.
Policia tha se fillimisht eshte raportuar nga drejtuesi i mjetit sasia e rrushit e futur ne arka, ndersa poshte tyre kane qene edhe thaset me kafe kontrabande. Menjehere u be ndalimi ne flagrance i 37 vjecarit nga fshati Maliq, Stavri Kreka. Nga sqarimet qe i jane dhene policise mesohet se si frutat, ashtu edhe kafeja, eshte ngarkuar ne qytetin grek te Selanikut dhe kishin si destinacion magazinat e Krekes, per t'u shperndare me pas ne njesite e tregtimit me pakice. Tashme dy te arrestuarit do te perballen me akuzen e "kontrabandes me mallra qe paguhet akcize".
Daniela Zisi