E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantet shqiptare, si mund te marrin pensione pleqerie

Te gjithe ata persona qe kane vite pune ne Shqiperi, por qe punojne dhe jetojne jashte shtetit mund te perfitojne pensione duke derdhur pagesat e kontributeve te sigurimeve shoqerore. Emigrantet mund te zgjedhin nje nga menyrat per te bere pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore per periudhat e mbetura bosh apo edhe ato ne vijim. Sipas Drejtorit te Drejtorise se Kontributeve, Naim Ballukut, emigrantet mund te autorizojne te afermit e tyre, per te lidhur marreveshje me strukturat e Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne nenqarkun ku kane banuar, ku mund te kene te arkivuar dhe vjetersi ne pune nepermjet sigurimit te detyrueshem. Aktualisht ISSH ka nje kontrate me Banken Amerikane te Shqiperise qe ka filiale ne Greqi, e cila ka marre persiper sigurimin vullnetar te shtetasve shqiptare duke u krijuar atyre te gjitha lehtesite e ketij sigurimi. Kjo banke ka marre persiper tu jape informacion te interesuarve per sigurimin vullnetar, te lidhe marreveshje ne emer te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, duke vepruar ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore qe veprojne ne kete fushe. Per personin e interesuar per sigurimin vullnetar, si dokument identifikimi ne mungese te certifikates personale te lindjes apo te pasaportes, mund te pranohet dhe dokumenti i leshuar nga autoritetet shteterore Greke, i konfirmuar nga konsullata shqiptare ne Athine. Banka Amerikane e Shqiperise ne Greqi, ploteson ne prezence te klientit dhe ne konsultim me te, marreveshjen e sigurimit vullnetar me te gjitha rubrikat e kerkuara.

Kategorite, kush duhet te paguaje

Duke pasur parasysh se shtetasit shqiptare qe jetojne dhe punojne jane shtetit jane ne moshe relativisht te re, ata kane pas nje historik pune ne Shqiperi. Pikerisht per te mos humbur keto vite dhe per te marre me pas perfitimet me mbushjen e kritereve te nevojshme ata duhet te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore. Sipas specialisteve te ISSH-se, per te perfituar nje pension te plote kushtet kryesore jane nje moshe qe ne vitin 2012 do jete 65 vjec dhe vjetersi ne pune 35 vite, ku perfshihet dhe periudha e sherbimit ushtarak per burra dhe koha e studimeve universitare per grate. Per perfitimin e nje pensioni te pjesshem aktualisht kerkohet 15 vite sigurimi. Aktualisht ka shume shtetas qe kane nen 15 vite sigurimi, psh. mund te kene 12,13 apo 14 vite. Ata duhet te plotesojne periudhen prej 15 vitesh me ane te sigurimit qe te perfitojne nje pension te pjesshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›